Analisti Blerim Gashi ka thumbuar PSD-në, duke thënë se kjo parti do të rritet vetëm atëherë kur e kalon fazën e hidhërimit të ndarjes nga Lëvizja Vetëvendosje dhe humbjes politike.
Gashi në Info10, ka deklaruar se PSD-ja duhet të merret sa më pak me Albin Kurtin e më shumë me kauzat sociale.
Po, PSD-ja do të rritet vetëm kur ta kalon hendekun e idhnimit për shkak të ndarjes tragjike nga VV-ja dhe humbjes kolosale politike, pas ndarjes së tyre. Sa më pak që merren me Albin dhe e bëjnë epiqendër të sulmit, këta e kanë me intencë, ngarkesa psikologjike, vetanake që e kanë me Kurtin këta nuk i lenë me dalë nga humnera”, ka thënë ai ndër të tjera./Gazeta10