Analisti Dardan Gashi në Debat Plus, duke folur për bllokadën financiare mes nivelit qendror dhe atij lokal, përkatësisht Prishtinës, ka thënë se ajo çfarë ka ndodhur sot është opozitë e mirëfilltë, duke iu referuar protestës së Trafikut Urban dhe atij privat në kryeqytet.
“…diqysh duhet ky zani i protestës me u prezantu pak ma shumë se vetëm me deklarata në Facebook ose çfarë do, d.m.th. që një kryetar komune i zgjedhur me votë të lirë bashkë me kompanitë private dhe jo private publike që janë prek nga kjo bllokadë dalin bashkë me kryetarin Rama ku i shkojnë te dera kryeministrit dhe ministrit të cilët nuk kanë guxim me dalë.”
“Domethënë kjo ma së pari është një lëvizje shumë e rëndësishme opozitare me ballafaqu këtë qeveri pak më konkretisht se vetëm me deklarata nëpër media, qoftë në Kuvend”, ka thënë Gashi.






