23.3 C
New York
Tuesday, July 15, 2025

Buy now

Gashi: Presidentja Osmani ka informata të besueshme – presim sqarimin e saj në konferencë

- Advertisement -

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Liza Gashi, ka komentuar deklaratat e presidentit amerikan Donald Trump, i cili tha se kishte ndalur një luftë mes Kosovës dhe Serbisë. Ajo gjithashtu ka folur për reagimet që pasuan deklaratën e presidentes Vjosa Osmani, përfshirë reagimin e ashpër të emisarit amerikan Richard Grenell.

“Unë besoj që presidentja Osmani ka informata të besueshme për qëndrimet e saj dhe do të doja ta prisja konferencën e saj që do të sqarojë qëndrimin e Republikës së Kosovës karshi deklaratës së Donald Trump”, deklaroi Gashi në Tëvë1.

Ajo shtoi se qeveria e Kosovës, përfshirë kryeministrin Albin Kurti, ministrin Enver Hoxhaj dhe ministren Artane Rizvanolli, kanë zhvilluar një darkë pune para dy ditësh me një zyrtar të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit në Prishtinë, ku është diskutuar për marrëdhëniet bilaterale Kosovë–SHBA.

“Në këtë drejtim, e mendojmë që presidentes së vendit i takon që ta sqarojë deklaratën e saj dhe qëndrimin zyrtar të Kosovës,” përfundoi Gashi.

Të ngjashme

Të fundit