“Me pas opozitë, do kërkonte shkarkim të Kryeministrit por s’ka”.
Kështu ka deklaruar analisti Dardan Gashi në studion e “Debat Plus” të RTV Dukagjini pasi dëgjoi deklarimin e tij pas takimit me presidentin serb, Vuçiq, në Bruksel.
Ai ka cilësuar se Kurti dhe çdokush me një sjellje si të tijëm, do duhej larguar nga vendi që posedon.
“Qasjen e ka hala ma denigruese për Kosovën sesa ka pasur ndonjë qeveri tjetër. Ky hajgare bën me këtë shtet…me pas shtet normal, ky dhe çdokush që bën sende si ky, dod uhej të shkonte në shtëpi. Ne jemi shumë më keq sesa kemi qenë më herët”, ka deklaruar ai.
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se draft-statuti i propozuar për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe ishte fundamentalisht i papranueshëm.
Në një fjalë për media pas takimit me presidentin serb, Aleksndër Vuçiq në Bruksel, Kurti ka deklaruar se ai ka propzuar vet një, siç e quan ai, “draft-vizion”, pasi kishte dëgjuar dhe lexuar draft-statutin e propozuar.
“Në këtë takim të sotëm, pas marrëveshjes për të pagjeturit, ne e dëgjuam me durim dhe vëmendje, ekipin menagjues i cili prezantojë një draft-statut gjithsej prej 67 nene dhe pastaj dhamë qëndrimin tonë se një draft-statut i tillë, çfarë dëgjuam e lexuam, sidomos lexuam, është fundamenalisht i papranueshëm me kushtetuetshmërinë, ligjshmërinë, demokracinë, të drejtat e pakicave sipas standarteve evropiane dhe përkundër kësaj, ne do të jemi të interesuar të gjejmë zgjidhje. Andaj, në këtë rast unë propozva një draft-vizion si Kryeministër i Republikës së Kosovës”, ka thënë Kurti.
Ky i fundit ka thënë se ka propozuar një vizion se si do duhej të ishin vlerat dhe principet dhe korniza që rregullon çështjen e komuniteteve joshumicë.