Analisti politik Astrit Gashi ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, i cili u bëri thirrje ambasadorëve që, sipas tij, të mos ndërhyjnë në punën e Gjykatës Kushtetuese.
Gjatë një reagimi publik, Rrustemi kishte kërkuar nga përfaqësuesit diplomatikë që të shmangin vizitat dhe takimet që mund të interpretohen si ndikim në proceset e Gjykatës Kushtetuese.
“I lus disa ambasadorë që të mos e shkatërrojnë Gjykatën Kushtetuese me vizita, takime e ndërhyrje, sepse dëmet për vendin tonë do të jenë të pariparueshme”, kishte shkruar Rrustemi.
Kjo deklaratë u komentua në emisionin Debat Plus nga analisti Gashi, i cili përdori një gjuhë kritike dhe ironike ndaj deputetit të Vetëvendosjes.
“Për këtë djalin e Lipjanit… i transferun tani vonë në LVV, kur u harxhuan atje kikirikët, shtapiqat e smokit e PDK-së, u kthye në VV. Për të vlen fjal e urtë popullore e cila thotë ‘një budallë e gjuan një gurë në lum, njëqind të tjerë mundohen me gjet, s’munden’. Momentin që folim për këtë është qikjo. Mas gurit që e gju një budall”, ka thënë Gashi.






