Analisti Astrit Gashi ka thënë se rritja prej 50 euro e pagës në sektorin publik nga janari i vitit të ardhshëm është e vogël dhe jo e mjaftueshme.
Ai ka thënë se kjo rritje nuk do të mjaftoj as për pagesën e rrymës e cila në dimër do të vije shumë më shtrenjt se sa në të kaluarën.
“Kjo rritje e pagave nuk do të arrijë që të plotësoj apetitin elektoral të qytetarëve të Kosovës, pra kryeministri Kurti s’do të përfitoj gjë”, ka thë Gashi në Debat Plus në RTV Dukagjini.
Gashi ka thënë se rritja është minimale dhe shumë e vonuar.
“Në fund të tetorit prezantimin për diçka në janar dhe në janar e merr një gjysë, tani dikur kah gushti atje e merr edhe një gjysë, në fund të korrikut bëhet rroga e plotë”.
Ai ka shtuar se “nuk ka mi jep kujt kush në Kosovë që ja ka rrit rrogën për 50 euro” duke thënë se këto veprime gjatë fushatave nuk ju kanë pëlqyer as në të kaluarën qytetarëve të Kosovës.
Analisti Gashi tutje ka thënë se me këso rritje të vogla siç po bënë Qeveria “nuk mundesh me u mburr” duke kritikuar deklarimin e Kurtit se gjatë mandatit të tij ka rritur tri herë pagat.
“Po unë mund me i rrit 30 herë nga 1%” por që në esencë nuk është ndonjë rritje substanciale ka thënë Gashi.