![Gashi për listën e bizneseve të “shënjestruara” nga Qeveria: Asnjë i Radojiçiqit, s’po i dini a s’po doni Gashi për listën e bizneseve të “shënjestruara” nga Qeveria: Asnjë i Radojiçiqit, s’po i dini a s’po doni](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/07/Screenshot_20230731_211457_Chrome.jpg)
Mediumi Kallxo ka publikuar një listë të 48 bizneseve, që sipas komisionit për riverifikimin e dosjeve të ARBK-së kanë emërtime në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
Gazetari Kreshnik Gashi, ka ironizuar me këtë listë të bizneseve, duke shtruar edhe një pyetje shumë domethënëse.
“Amo kjo lista asnjë biznes të Millanit nuk e paska. A spo i dini bizniset a spo doni?”- ka shkruar gazetari.
Kujtojmë se Milan Radojiçiq i cili është edhe në listën e zezë të ShBA-ve “gëzon” raport edhe me shefen e deputetëve të Vetëvendosjes, gjë kjo që u vërtetua nga përgjimet e publikuara në Nacionale, ku ajo konfirmonte se ka folur me Radojiçiqin, në lidhje me politikat parlamentare.