3.1 C
New York
Tuesday, January 13, 2026

Buy now

Gashi: Për LDK-në, prioritet i pa diskutueshëm interesi shtetëror dhe tërësia territoriale

- Advertisement -

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka riafirmuar qëndrimin e të partisë sa i përket dialogut me Serbinë dhe çështjeve që lidhen me sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit.

Duke folur në Debat Plus, Gashi theksoi se LDK-ja historikisht ka pasur dhe vazhdon të ketë interesin shtetëror si prioritet absolut, pavarësisht rrethanave politike apo presioneve të jashtme.

“Në LDK historikisht, qëndron prioritet i pa diskutueshëm interesi shtetëror dhe tërësia territoriale e Kosovës. Nuk ka forcë e as individë që mund të ndikojë në besimin e deputetëve dhe vetë LDK-së për interesimin për ruajtjes së tërësisë territoriale të Kosovës.

Ajo çka di me thënë me saktësi të plotë është se është vendim i këshillit të përgjithshëm të LDK-së, qëndrim politik sa i përket bisedimeve me Serbinë, ruajtja e tërësisë territoriale, karakteri unitar i shtetit, eliminimi i nivelit të tretë të pushtet, dhe njoha reciproke. Nuk ka marrëveshje për asgjë nëse nuk merremi vesh për të gjitha. Ky është qëndrimi zyrtar i LDK-së”, ka thënë Gashi në Debat Plus.

Të ngjashme

Të fundit