Analisti Dardan Gashi ka komentuar lidhur me kandidaturat e partive politike për kryeministër.
Ai ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti lidhur me kandidaturën e tij për të parin e qeverisë.
“Nëse një kryeministër në shkuarje i ka pasur… 10 premtime se I ka pas ma shumë e thuajse asnjë se ka përmbushë, pyetja kish me qenë pse ka nevojë me ardhë prapë”.
“Është kryeministri me më së paku suksese, është qeveria me më së paku suksese në historinë e Kosovës… prandaj për mua është shumë e qartë pse nuk ka nevojë me u votua dikush i cili nuk ka asnjë rezultat. Edhe tip o lyp prapë votë me bë çka? Me bë të njëjtën prapë”, ka thënë ai.
Tutje Gashi ka rikujtuar fjalët e Kurtit kur thoshte se për me pas sukses në qeverisje duhet me pas edhe Presidentin edhe Qeverinë [Lëvizja Vetëvendosje].
“Ai thojke atëherë na vyn me pas edhe presidentin, presidenten pra ma vonë edhe qeverinë për me i pas të gjitha instrumentet e shtetit, për me udhëheq shtetin përpara. I pat dyjat, nuk mujti me bë kurgjo. Tash çka po thotë, amni më shumë vota të ndërroj edhe Gjykatën Kushtetuese, nesër ka me thënë amni krejt votat… d.m.th., nuk po don me punu, ky po lyp vota e mu bë një farë lloj Cezari, me vendos vetë, por prapë nuk besoj që ka me arrit diçka, prandaj… le t’na tregon cilat suksese i ka pas mandej e matim e to. Nuk mundet me dal njeri në zgjedhje me thënë unë po du prapë… mun por nuk ish dashtë me ja dhënë”, ka thënë ai.
Gashi tutje është shprehur se Kurti as në të kaluarën nuk ka punuar.
Ai ka fol edhe për kandidatët e tjerë të partive politike për kryeministër.
“Këta tjerët janë njerëz që kanë punu në jetën e vet, dikush më shumë dikush më pak edhe din me i mat të katërtit që janë më serioz për këtë temë, mujmë me i mat secilin, pra edhe Kurtitn. Nëse i mat i sheh që [Kurti] nuk ka çka me tregu”, ka thënë Gashi në Debat Plus në RTV Dukagjini.