Gashi për Kurtin e Osmanin: Vetëm interesin e vet e shohin, votuesit i kanë fajet

- Advertisement -

Analisti politik Dardan Gashi ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend.

Gashi tha se është e pazakontë që një presidente të gjendet në një situatë ku nuk ka përkrahje minimale politike për çështje të rëndësishme institucionale.

“Është interesant qysh i ka ndodh kësaj gruaje (Vjosa Osmanit) me i ardh në këtë situatë që mos me pa përkrahje minimale kërkah. Edhe a i ka fajet Albin Kurti apo Vjosa Osmani, unë prapë po them kanë faj votues. Që i kanë votuar dy njerëz të cilët e shohin vetëm interesin e vet. Tash po shihet qartë. Edhe në 12 të natës bëjnë këso lojëra.

Pse Albin Kurti e VV u dashtë me ia ndihmi edhe një mandat. Tjetër sen është që VV-ja s’po do me gjet kandidat konsensual. Se po donë me qit një ushtar të vetin aty. Me përmbyll ciklin e pushtet dhe me vendos diktaturë”, ka thënë Gashi në Debat Plus.

Të ngjashme

Të fundit