21.3 C
New York
Friday, June 27, 2025

Buy now

Gashi pas aktgjykimit të Kushtetueses: Kush dështon të ndërtojë konsensus, dështon të udhëheqë

- Advertisement -

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që kuvendi të konstituohet brenda 30 ditësh.

Ai në një koment në profilin e tij në Facebook, deklaron se “Nuk ka demokraci pa vullnet për marrëveshje” dhe “kush dështon të ndërtojë konsensus, dështon të udhëheqë”.

Reagimi i tij i plotë:

Gjykata Kushtetuese ka konfirmuar qartësisht atë që e kam theksuar në paraqitjet e mia publike, disa herë me radhë:

E drejta ekskluzive për të propozuar Kryetarin/en e Kuvendit nuk është e shkëputur nga përgjegjësia politike për të ndërtuar kompromis dhe për të siguruar mbështetjen e nevojshme parlamentare.

Kjo do të thotë se përgjegjësia institucionale nuk mund të ushtrohet në mënyrë të njëanshme – ajo kërkon bashkëpunim, respektim të procedurave demokratike dhe ndërtim të konsensusit politik.

Demokracia parlamentare nuk është thjesht çështje numrash, por çështje pjekurie politike dhe përgjegjësie kushtetuese.

Nuk ka ekskluzivitet pa përgjegjësi.

Nuk ka demokraci pa vullnet për marrëveshje.

Kush dështon të ndërtojë konsensus, dështon të udhëheqë

Të ngjashme

Të fundit