Home Lajme Gashi: Opozita është zgjuar vonë, ta sfidojë Kurtin për Asociacionin

Gashi: Opozita është zgjuar vonë, ta sfidojë Kurtin për Asociacionin

0
Gashi: Opozita është zgjuar vonë, ta sfidojë Kurtin për Asociacionin

Analisti Dardan Gashi për qëndrimet e opozitës gjatë seancës së sotme plenare ka thënë se po e habisin se çfarë janë duke vepruar sepse sipas tij, opozita ka kërkuar që të pranohet Asociacioni dhe plani franko-gjerman.

“Ideja për të krikuar kryeministrin Kurti për mashtrimet që i ka bërë që 15 vjet është shumë ligjitime, por partitë opozitare përveq AAK-së nuk na e shpjeguan nëse janë për apo kundër”, ka thënë Gashi.

Gashi ka thënë se për të është pak e çuditshme të pranohet Asociacioni dhe plani franko-gjerman.

“Më duket që opozita është zgjuar vonë nga gjumi për të sfiduar kryeministrin Kurti në këtë drejtim”, ka thënë Gashi në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

“Opozita e ka detyru kryeministrin, ose ka pretendu me detyru, me i pranu marrëveshjet dhe sot del e sfidon për diçka që sot nuk e kuptoj”, ka shtuar ai duke shtuar se është më i paqartë me qëndrimet e opozitës sesa me kryeministrin Kurti.

Exit mobile version