8.8 C
New York
Monday, October 28, 2024

Buy now

Gashi: Opozita është aktive në sfidimin e ligjeve të Qeverisë, por jo edhe në aspektin e aksioneve

- Advertisement -

Analisti Dardan Gashi ka thënë se opozita aktuale në Kosovë është shumë aktive në sfidimin e ligjeve të Qeverisë por jo edhe në aspektin e aksioneve.

Sipas tij, në rrafshin e aksioneve, kjo opozitë është shumë e mangët.

Kështu u shpreh ai në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini ku po diskutohet për betejën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti me opozitën.

“Opozita në aspektin e aksioneve është shumë ë mangët, bën shumë pak mirëpo nëse e shohim çka ka ndodhë me ligjet e Qeverisë, opozita ka qenë shumë aktive me i sfidu, janë sfidu në Gjykatën Kushtetuese dhe është rekord i një qeverie të krijojë ligje antikushtetuese të cilat opozita i ka sfiduar dhe ka pasur sukses”, u shpreh ai.

“Në aspektin e opozitës e cila është marrë ndryshe nga VV-ja, e cila është marrë zakonisht me rrugë e zhurma, dhunë nëpër rrugë, kjo opozitë ka bërë një punë në aspektin e të drejtës së shtetit me e sfidu në Gjykata, çka nuk ka bërë kjo opozitë është një aksionizëm i cili i nevojitet njerëzve, kjo opozitë nuk po do por në aspektin juridik nuk ka pasur opozitë më të suksesshme me e sfidu Qeverinë”, shtoi Gashi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit