1.7 C
New York
Saturday, November 30, 2024

Buy now

Gashi nuk pajtohet me Escobar-in për Asociacionin: E kam problem kur prona i bartet Serbisë

- Advertisement -

Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë ditës së martë, e ka prezantuar Asociacionin “si të parëndësishëm dhe pandikim” ka thënë analisti, Astrit Gashi, duke treguar se në këtë pikë nuk pajtohet me emisarin amerikan.

Sipas Gashit, Asociacioni i komunave me shumicë serbe është problemi më i madh dhe jo vetëm “thjeshtë një mundësi për komunat me shumicë serbe që të koordinohen”, siç tha Escobar-i.

“Janë dy pika me të cilat nuk pajtohem me deklaratat e Escoabar-it. Dhe ka të bëjë me Asociacionin. Unë nuk mendoj që Asociacionin çfarë është prezantu është kaq i parëndësishëm dhe i pandikim sa që thotë zoti Escobar. Unë s’do të kisha fare problem nëse do te jepshin kompetenca shtesë ta zëmë për një interes më madh, komunave serbe. Dhe të themi e kisha përbi më një lehtësi më të madhe, faktin që grumbullohen komunat dhe po formojka një asociacionin, që unë besoj që është në kundërshtim me Kushtetutën e sotme. Por unë e kam një probleme shumë të madhe kur prona i baret Serbisë si formë private, edhe ën sistemin shkollor, kur sistemi paralel i edukimit i shëndetësisë baret si rone e Serbisë dhe udhëhiqet sikur me qenë institucion publik i Kosovës. Pra këtu unë e kam problem.

Pra këtu zoti Escobar nuk ka të drejtë në përshkrimin e tij, unë e kuptoj nga narrativa e tij e një shikimi i të gjithë rajonit, por unë po e shikoj vendin tim dhe ajo është problematik. Edhe jashtë kushtetuese, nuk përfshihet në Kushtetutë.. Problem i madh është Asociacioni, sesa dinari”, ka thënë Gashi, në “Debat Plus”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit