Analisti Astrit Gashi në Debat Plus në RTV Dukagjini ka komentuar përgjimin e bisedes telefonike në mes të Mimoza Kusari-Lila dhe Milan Radojçiq të publikuar nga “Paparaci” gjatë ditës së sotme.
Ai ka thënë se qeveria e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje ani pse nuk e ka partner koalicioni Listën Serbe për qeverisje, ajo “për asnëj moment nuk ka qenë e lirë dhe e pakoordinuar me Listën Serbe”.
Ai ka thënë se Radojçiq dhe Lista Serbe nuk kanë qenë për asnjë moment pika kyçe e lufës së Lëvizjes Vetëvendosje deri në sulmin e Banjskës.
“Radojçiq ka bashkëpunu me qeverinë e Kosovës fillimisht financiarisht, me 2 korrik e ka mar tenderin ‘Radi’, ma vonë ju ka hek ai tender masi në dhjetor të 2021-tës SHBA-të e fusin në Listë të Zezë atë, pra ai e mer tenderin, nuk shpallet i paligjshëm. Ministri del ktu dhe thotë që kompania që e ka pas në pronë Radojçiqi ka qenë e ligjshme në Kosovë, pra i ka interesu veq kush është i ligjshëm e kush so i ligjshëm, ndonëse në 2020-tënnë nifar fakti Radojçiq është pjesë, është i dyshuar në kaudër të dosjes së prokurorisë për vrasjen e Oliver Ivanoviqit”, ka thënë Gashi.
Ai tutje thotë se pavarësisht kësaj shteti i Kosovës nuk ngrit akuz kundër Radojçiqit e Veselinoviqit pasi që nuk ka arritur që ti intervistoj.
‘për institucionet e Kosovës ka qenë njeri i cili nuk po dorëzohet, nuk po vjen me fol me institucionet e Kosovës”.
Tutje Gashi ka thënë se në vitin 2022 ka shkuar përtej koordinimi me Radojçiqin.
“Në 2022-tën shkon përtej ky koordinimi hibrid me Radojçiqin. Radojçiq konsultohet thu ti so në listë të zezë, so i dyshuar nga Prokuroria e Kosovës, konsultohet dhe i kërkohet vota e tij nga një institucion shtetnor…i kërkohet vota Radojçiqit për mi kry dy ligje në Kosovë…as një ditë ska pasur luftë e as betej ligjore as juridike…ka pasur vetëm koordinim, konsultim për dy ligje të rëndësishme”.
“Ka fol Mimoza Kusari nuk ka fol si qytetare e lirë e Kosovës po si shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetvendosje, pra ka fol me kriminelin Radojçiq qëështë ndjek nga shteti i Kosovës dhe ka qenënë listën e zezë, ka thënë Gashi.
Analisti Gashi tutje ka thënë se ka pasur koordinim hibrid me Radojçiqin pasi që biseda telefonike e Kusari Lilës është zhvilluar me ndërmjetës dhe sipas tij duke “u fshehur sepse e kan ditur se çfarë po bëjnë”, duke shtuar tutje ai ka thënë se me ndihmën e Listës Serbe në njëfarë forme është zgjedhur edhe Vjsoa Osmani presidente.