Arben Gashi, shef i grupit parlamentar të LDK-së, ka folur rreth idesë së rrëzimit të Qeverisë Kurti përmes një mocioni mosbesimi.
Duke folur në ATV, Gashi theksoi se opozita nuk i ka numrat për rrëzuar Qeverinë Kurti, pos as qeveria nuk i ka numrat për të qeverisur.
Sipas Gashit, është një situatë e bllokimit.
“Ne jemi në një situatë kur duhet të flasim dhe të jemi të sinqertë për qytetarët e Kosovës dhe me veten tonë. E vërteta është që nuk kemi numra për ta rrëzuar Qeverinë. Poashtu është e vërtetë që Qeveria nuk i ka numrat me qeverisë. Pra jemi në një situatë bllokade ku qeveria për të kaluar ligje, i duhet një mobilizim i jashtëzakonshëm disajavor që t’i detyrojë deputetët dhe mezi i mbërrin 61 deputetë që të mund t’i kalojë disa ligje dhe pastaj për muaj të tërë nuk kalon asgjë. Pothuajse krejt viti 2023 karakterizohet me këtë situatë ku ka një vështirësi të theksuar të kalimit të ligjeve apo mbajtjes së seancave në Kuvendin e Republikës.” – ka delaruar Gashi në ATV.