7.4 C
New York
Monday, December 29, 2025

Buy now

Gashi: Një prej arsyeve të dështimit të opozitës është butësia ndaj Vetëvendosjes

- Advertisement -

Analisti Astrit Gashi, në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini, ka deklaruar se një prej arsyeve kryesore pse opozita është ndëshkuar nga votuesit lidhet me, sipas tij, qasjen e butë ndaj Lëvizjes Vetëvendosje.

Megjithatë, Gashi ka theksuar se kjo tezë nuk qëndron në rastin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).

“Unë po mendoj që në rastin e LDK-së kjo është krejtësisht e pasaktë, kjo është krejtësisht e pasaktë”, ka deklaruar ai.

Sipas Gashit, ndëshkimi elektoral ndaj LDK-së ka ardhur pikërisht për shkak të qëndrimit të saj opozitar ndaj Vetëvendosjes.

“Votuesi i LDK-së e ka ndëshku që i ka bërë opozitë Lëvizjes Vetëvendosje. LDK është ndëshkuar nga ai votues”, ka thënë Gashi.

Ai ka shtuar më tej se një pjesë e elektoratit të LDK-së e ka ndëshkuar subjektin e vet për shkak të mungesës së bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje, duke e reflektuar këtë pakënaqësi përmes votës.

Të ngjashme

Të fundit