6.6 C
New York
Wednesday, April 2, 2025

Buy now

Gashi: Nisma nuk është problemi, por kushtet e Abdixhikut

- Advertisement -

Analisti Dardan Gashi duke komentuar koalicionet e mundshme dhe krizën politike në vend ka thënë se Nisma Socialdemokrate nuk ka thënë se kjo parti ka bërë të ditur që me Vetëvendosjen mund të shkoj si alternativë e dytë ose e fundit.

Sipas Gashit në rast se partitë ish-opozitare nuk mujnë me u dakordu edhe pse i kanë 52 vota, Nisma mund të kërkoj opcionin e dytë, pra me Vetëvendosjen.

“Nëse partitë ish-opozitë nuk mujn me u dakordu edhe pse i kanë 52 vota, rrjedhimisht mundësinë teorike me formu qeverinë në momentin kur dështon Kurti me formu qeverinë”.

Gashi ka thënë se Limaj në studion e Debat Plus ka thënë se është opcioni i fundit bashkëqeverisja me Vetëvendosjen në mënyrë që vendi të mos shkoj në zgjedhje.

“Arsyet mund me qenë turli-fare, mund me qenë edhe personale sepse Nisma si parti e vogël natyrisht nuk i ka mundësit që i kanë partitë e mëdha, që kanë tregti me energji e disa të tjera e me bë zgjedhje sa herë të ju teket edhe me i financu. Partitë e vogla kanë probleme financiare, kanë probleme të tjera me marr pjesë në zgjedhje sa herë ti teket dikujt, prandaj e ka thënë atë që e ka thënë”, është shprehur ai.

Tutje Gashi ka thënë se edhe Bedri Hamza edhe Memli Krasniqi kanë mbajtur takime të frytshme me Limajn.

“Është përcaktu ajo punë, që opcioni i parë është krijimi i një qeverie të opozitës ku do të ishte edhe Nisma”, ka thënë Gashi në Debat Plus në RTV Dukagjini.

Analisti Gashi ka thënë se problemi nuk është Nisma apo Limaj, por atë problem duhet kërkuar tek dy partitë e mëdha opozitare[ PDK e LDK].

“Sepse këta dy duhet me u marrë vesh… pastaj i vjen radha Haradinajt, i vjen radha Limajt me u deklaru po jo me ja nis nga poshtë, kjo është punë e peshores”.

Sipas Gashit dy kërkesat e LDK-së janë të rënda dhe sidomos njëra është absurde.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit