4.6 C
New York
Friday, February 7, 2025

Buy now

Gashi: Në veri nuk ka zgjidhje kushtetuese, por politike

- Advertisement -

Analisti politik, Astrit Gashi, ka theksuar se nëse një vend po merr gjithmonë veprime të njëanshme dhe pastaj po ndodhet në pozitë defanzive, ky është një problem politik e jo kushtetues.

Gashi vuri në dukje se zgjidhjet për situatën në veri të Kosovës nuk mund të gjejnë bazë në aspektin kushtetues, por duhet të jenë zgjidhje politike.

Ai në emisionin Debat Plus ka shtuar se çdo person që vjen me një paradigmë kushtetuese, në gjysmën e rrugës e braktis kushtetutën dhe sugjeron një zgjidhje politike.

“Nëse ne tërë kohën po e marrim një akt dhe po jemi pastaj në defanzivë, kjo është problem, këtu nuk ka zgjidhje kushtetuese, ka zgjidhje politike. Kushdo që hyn me pa me paradigmën kushtetuese, në gjysmë të rrugës po e lëshon kushtetutën, po thonë hajde e bëjmë një zgjidhje politike”, ka thënë ai.

“Sipas kushtetutës, është e qartë se zgjedhjet janë të lira. Prandaj, nuk duhet të diskutohet në Bruksel apo në çdo vend tjetër ku betohet kryetari i komunës. Kosova duhet të sigurojë që betimet të bëhen në vende ku ligji është i përparuar. Nëse nuk bëhet kjo, praktikisht e kemi shndërruar shtetin në një institucion paralel. Nëse kjo ndodh nuk po mendoj që jemi duke imponuar atje pushtet”, ka deklaruar tutje Gashi.

Analisti politik ka thënë se kjo situatë nuk mund të zgjidhet me përpjekje të fokusuar në aspektin kushtetues, por duhet të konsiderohet si një sfidë politike që kërkon zgjidhje të përshtatshme.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit