3.3 C
New York
Saturday, November 23, 2024

Buy now

Gashi: Në Koshare humbën jetën për UÇK’në edhe tre ushtarë joshqiptarë

- Advertisement -

Ish-komandanti i UÇK-së në Koshare, Xhafer Gashi ishte në emisionin “Frontal” këtë të martë, ku dha detaje me betejën e Koshares dhe luftën për liri në atë kohë.

Ai tregoi në 25 vjetorin e kësaj beteje që sa herë shkon në vendin e njëjte i ngjallën po të njëjtat kujtime dhe u kujtohen të shokët që atje humb.

Por, Gashi dha informacione të padëgjuara më parë,  se si në Koshare humbën jetën edhe tre ushtarë që nuk  ishin shqiptar.

“ Në mesin e dëshmoreve në Koshare janë edhe tre jo shqiptarë, një është nga Franca, një Italian dhe një vjen nga shteti i Algjerisë dhe aty ishte njëri nga vëllezërit e njërit prej këtyre dëshmorëve.”

Ish-komandanti i UÇK-së tregon se të njëjtit ishin vullnetarë.

“UÇK-së këta ushtarë i janë bashku vullnetarisht, ka pas edhe të tjerë, këta ishin në luftën e Kosovës nga vullneti i mirë, meqë shihnin padrejtësinë që bëhej mbi popullatën civile, ka gjithashtu plotë njerëz që luftojnë për popuj tjerë që iu bashkohen në luftën për lirinë”.

Xhafer Gashi ishte 30 vjeçar gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999-të.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit