Analisti politik Dardan Gashi ka komentuar bllokadën institucionale në emisionin Debat Plus, duke u ndalur në refuzimin e opozitës për të votuar Albulena Haxhiun si kryetare të Kuvendit të Kosovës. Ai tha se i gjithë procesi shtetformues po kthehet në peng të një individi.
“Nëse dikujt mundesh me ja shpjegu që është më e rëndësishme Albulena se krejt procesi… krejt shtetformimi, krejt procedurat tjera, pajtohemi dhe lëjmë ashtu. Mirëpo nëse ty po të thonë PDK-ja dhe AAK-ja: ‘ku i ki edhe 50 deputetë tjerë të koalicionit ose veç të LVV-së, qitë një tjetër’, i kanë përmend me emra – për neve nuk është problem, por Albulena Haxhiun nuk e tolerojmë për arsye të veta.”
Gashi theksoi se çdo deputet ka të drejtë të mos marrë pjesë në votim, ta mbështesë apo ta refuzojë një kandidat, dhe kjo nuk përbën shkelje të procedurës.
“Procedura është: unë si deputet kam drejtë me abstenu, me votu për, me votu kundër, kam të drejtë edhe mos me hi në sallë hiç deri në 6 muaj. Domethënë është e drejtë e jemja edhe vendosi vet qysh veproj.”
Ai ironizoi situatën duke thënë se në këtë mënyrë, qytetarëve po u jepet përshtypja sikur Albulena Haxhiu është figura më e rëndësishme në historinë e pasluftës së Kosovës.
“Problemi, mendoj, për qytetarët është – e shohin shumë qartë, thonë: ‘Albulena Haxhiu qenka njeriu më i rëndësishëm në historinë e pasluftës së Kosovës’, se kështu po e lëmë shtetin për të.”
Në fund, Gashi tha se edhe përmes votave të fshehta, partitë mund të vazhdojnë bllokadën, thjesht duke mos hyrë fare në sallë. “Me vota të fshehta partitë politike munden me bo një veprim shumë të thjeshtë: prapë nuk hyjnë në sallë. Se nëse është mendu që ti i shtin me vota të fshehta, tu mendu që ti ke kontrabandu naj deputet dikah, partitë thonë: ‘s’po hymë në sallë hiç’.”