18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Gashi: LDK garon e vetme në zgjedhjet e ardhshme, pastaj nuk kemi vija të kuqe për asnjë parti

- Advertisement -

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka folur në lidhje me takimin e shumë folur ndërmjet kryeministrit të Kosovës Albin Kurti me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.

Gashi ka thënë se përafrimet politike mes VV-së dhe PDK-së mund të janë të natyrshme, dhe sipas tij nuk ka asnjë arsye që të sulmohet PDK-ja.

“Nuk mendoj se ka ndonjë prekje (hatërmbetje) ose asnjë lloj tentimi që të sulmohet PDK`ja, është e drejt e tyre, është parti që nuk kanë asnjë lloj detyrimi ndaj neve, nuk kemi asnjë llojë detyrimi ndaj tyre, nuk kemi asnjë koalicion me ta, asnjë marrëveshje dhe është e drejt e tyre të veprojnë, bazë projekteve politik të tyre, dhe përafrimet politike të VV-së dhe PDK`së, për mua janë të natyrshme, normale dhe nuk ka asnjë arsye që të sulmohet PDK dhe askush tjetër për këtë lloj marrëveshje ose këtë lloj të bashkëpunimit.” – ka thënë Gashi.

Gashi ka thënë se partia e tij do të garaojë e vetme në zgjedhjet e ardhshme nacionale kurdo që mbahen ato.

Ndër të tjera, Gashi ka shtuar se LDK nuk kanë asnjë vijë të kuqe, pas zgjedhjeve qoftë për partinë në pushtet Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurti, por edhe për dy partitë opozitare Partinë Demorkatike të Kosovës dhe Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

“Unë vazhdimisht e kam thënë jemi parti opozitare, por nuk jemi koalicion opozitare, nuk kemi asnjë lloj formalizmi të bashkëpunimit opozitare apo për ndonjë bashkëpunimi të ardhmen e afërt parazgjedhor. Si shef i GP-së të LDK-së, kam përjashtuar mundësinë e çfarëdolloj koalicioni parazgjedhor me partitë parlamentare aktuale. Pas zgjedhjeve nuk ka asnjë lloj vije të kuqe për asnjë parti, për ne është me rëndësi që të marrim rezultatin maksimal për LDK, dhe mbi bazën e kësaj pastaj do të hartojmë programin qeverisës më këdo që e konsiderojmë si të arsyeshëm, të mundshme për të qeverisur, një qeverie stabile, zhvillimore , të perspektivës, një qeveri që i hap horizonte Kosovës do të jetë e mirëseardhur.” – ka vlerësuar Gashi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit