Gashi: Kurtin mund ta mposhtë vetëm vetvetja

- Advertisement -

Analisti Astrit Gashi ka thënë se aktualisht kryeministri Albin Kurti nuk ka rival real në skenën politike, duke theksuar se sfida e vetme për të mbetet vetvetja.

Gashi në Debat Plus në RTV Dukagjini u shpreh se mungon një alternativë e organizuar politike që mund ta sfidojë seriozisht Kurtin.

“Sot për sot Albin Kurtin thjesht nëse e mposht dikush, e mposht veç vetvetja e tij. Edhe vetvetja sot për sot nuk po e mposht.”

Ai shtoi se problemi qëndron te mungesa e lidershipit të vetëdijshëm dhe të bashkuar në opozitë.

“Fatkeqësisht ne s’kemi sot liderë politikë të cilët janë të vetëdijshëm për pozicionin në të cilin janë dhe të cilin e kanë të rëndësishëm ta mposhtin Albin Kurtin. S’mund t’i mbledh bashkë…”, ka thënë ai.

Të ngjashme

Të fundit