19.5 C
New York
Friday, October 25, 2024

Buy now

Gashi: Kurti thoshte bëjmë zgjedhje po zhduket opozita, tash u zhduk Qeveria

- Advertisement -

Analisti Dardan Gashi ka rikujtuar deklaratat e mëparshme të kryeministrit Albin Kurti, i cili thoshte se opozita po zhduket nëse vendi shkon në zgjedhje. Sipas Gashit, situata ka ndryshuar dhe tani është vetë Qeveria ajo që po largohet nga Kuvendi.

Gashi theksoi se kur Qeveria nuk mbrohet në Kuvend për veprimet e saj, ajo praktikisht po pranon fajësinë. Sipas tij, ikja nga debati në Kuvend tashmë për herë të katërt brenda një kohe të shkurtë, po e lë hapësirën që opozita të fitojë terren, duke dëmtuar vetë Qeverinë në fund.

“Kryeministri thoshte opozita zhduket, bëjmë zgjedhje nuk është problem, por zhduket. Çka ndodh tash, u zhduk Qeveria prej Kuvendit. Në fund Qeveria po ia lejon opozitës atë rol që ish dashtë më pas gjithë. Që me tremb Qeverinë, dhe është duke trembur shumë. Se këto temat nuk ikin prej debatit publik, veç pse VV-ja nuk vjen në Kuvend. Temat mbesin… opozita u konsiderua e dështuar, po del që nuk është. Këtë po ia mundëson Qeveria me veprimet nape ministri e në Kuvend. Kur ti nuk shkon me mbrojt kauzën tënde, i bie që po e pranon fajësinë”, ka thënë Gashi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit