Analisti Shkëlzen Gashi ka kritikuar Kurtin për deklaratën e tij në përvjetorin e vrasjes së Oliver Ivanoviqit.
Ai tha se “shumë më mirë” do të ishte të përkujtoheshin gjashtë të rinjtë serbë që u vranë në kafiterinë “Panda”.
Madje Gashi e rekomandoi Kurtin që të përdorte citatin e Vuçiqit se “Krimi në ‘Panda’ nuk është kry nga shqiptarët, siç kemi besuar tani. Publiku do të tmerrohet kur të zbulohet e vërteta”.
“Le t’i përkujtojmë viktimat e jo pjesëtarët e formacioneve kriminale!”, ka përfunduar ai.
Postimi i plotë:
Shumë më mirë do të kishte qenë që para afërsisht një muaji, më 14 dhjetor 2022, në përvjetorin e 24-të, Kryeministri i Kosovës t’i përkujtonte 6 të rinjtë sërbë, që të gjithë civilë të paarmatosur, të vrarë në kafeterinë ‘Panda’ në Pejë dhe që në përkujtimin e tij, Kryeministri i Kosovës ta citonte deklaratën e atëherë zëvendës-kryeministrit të Sërbisë dhe shefit të Byrosë për Koordinimin e Punës së Shërbimeve të Sigurisë, Aleksandar Vučić, (aktualisht President i Sërbisë) dhënë në emisionin ‘Teška reč’ në TV Pink më 28 dhjetor 2013: «Krimi në ‘Panda’ nuk është kry nga shqiptarët, siç kemi besuar deri më tani. Publiku do të tmerrohet kur të zbulohet e vërteta».
Le t’i përkujtojmë viktimat e jo pjesëtarët e formacioneve kriminale!