2.5 C
New York
Thursday, December 26, 2024

Buy now

Gashi: Kurti ka tendenca për kalimin e ligjeve anti-Kushtetuese dhe kapjen e bordeve e ndërmarrjeve të pavarura

- Advertisement -

Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, thotë se në seancën e radhës do të diskutohet raporti i Departamentit amerikan të Shtetit që flet për Kosovën.

Gashi ka adresuar kritika në drejtim të kryeministrit Albin Kurti, për të cilin thotë se ka tendenca për kalimin e ligjeve anti-Kushtetuese dhe kapjen e bordeve dhe ndërmarrjeve të pavarura.

“Tema që do të diskutojmë do të jetë e një rëndësie të veçantë, raporti i DASh-it. Ne kemi deklaruar vazhdimisht që qeverisja e Albin Kurtit është një qeverisja që ka disa tendenca: e para kalimi i ligjeve anti-Kushtetuese, tendenca e dytë ka qenë kapja e paligjshme e bordeve dhe agjencive te pavarura që Qeveria është treguar e zonja, dhe treta ka qenë ne vazhdimësi, pengimi i VV që të kryhet një nga funksion kryesor i Kuvendit duke penguar punën mbikëqyrëse të Komisioneve parlamentare. Janë gjashtë Komisione hetimore që punën e tyre e kanë bllokuar”, ka thënë ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit