5.5 C
New York
Thursday, January 2, 2025

Buy now

Gashi: Kurti e Sveçla rikthyen në punë policin që i iku prej dore Milan Radojçiqi

- Advertisement -

Kreshnik Gashi nga BIRN ka thënë se Qeveria e Kosovës ka rikthyer në detyrë rreshterin e policisë që kishte lejuar largimin e Milan Radojçiqit në pikën kufitare.

Duke iu referuar deklaratave të kryeministrit Albin Kurti në RTK, i cili kritikoi prokurorin Blerim Isufaj për heqjen e urdhërarrestit ndaj Radojçiqit, Gashi kujtoi se kjo rikthimi i rreshteri në detyrë ndodhi nën qeverisjen e Kurtit dhe ministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla.

“E kanë kthy në punë policin i cili e ka lëshu në pikë kufitare Milan Radojçiqin. Qeveria e Kosovës në mandatin e Albin Kurtit, është kthy rreshteri i policisë të cilit i ka ikë prej dore Milan Radojçiqi, është kthy në punë në mandatin e Xhelal Sfeçlës…rreshteri është kthy në punë me vendim. Nëse ky ja ka hek fletarrestin, qaj që e ka lshu masi iu ka aktivizu fletarresti është kthy në punë. Pra, përgjegjësia për ikjen e Milan Radojçiqit prej Kosovës është edhe te rrestheri, ai është serb…e kemi publiku filmimin qysh Milani ik prej pikës kufitare edhe ai zotnia i cili e lejon me ik, i cili nuk e nxjerr armën, nuk tenton me nal kthehet në punë sepse paska bo boll për me nal, ka tentu nuk i ka mar krejt masat”, tha ai në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit