22.9 C
New York
Sunday, July 6, 2025

Buy now

Gashi: Kryetari i Kuvendit duhet të zgjidhet në mënyrë të hapur

- Advertisement -

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se votimi për kryetar të Kuvendit duhet të bëhet në mënyrë të hapur.

Në hyrje të Kuvendit për të marrë pjesë në vazhdimin e 42-të të seancës për konstitutim të Kuvendit, ai tha për këtë çështje ka gjykuar edhe Gjykata Kushtetuese.

“Procedura formale juridike e votimit të kryetarit është vendosur për procedurë të hapur. Kështu ka gjykuar edhe Gjykata Kushtetuese. Ndryshimi i çdo procedure bëhet me mocion procedural. Më së pari duhet të bëhet shmangia nga rregullorja, me 2/3 të deputetëve të pranishëm, e pastaj ndryshimi i procedurës. Mendoj se është e paarsyeshme të ndodhë diçka e tillë dhe duhet të vazhdohet sipas vendimit që është marrë. Kryetari i kuvendit duhet të zgjidhet me votë të hapur”, tha ai.

Të ngjashme

Të fundit