Analisti pro-qeveritar, Shkëlzen Gashi ka reaguar lidhur me përjashtimin e Kosovës nga ushtrimi ushtarak “Defender Europe” dhe sanksioneve tjera të paralajmëruara nga ShBA.
Me anë të një postimi në Facebook, Gashi ka thënë se me ketë Amerika po thotë se veriu i Kosovës i takon huliganëve të Aleksandar Vuçiq.
“Pra, Amerika po thotë që veriu i Kosovës i takon huliganëve të Aleksandar Vučić-it sepse për me mujtë me futë Sërbinë nën kontrollin tonë, na duhet t’i japim asaj diçka – veriun e Kosovës”, ka thënë ai.
Tutje, ai tha se duhet t’I tregojmë ShBA-së se nuk ia japim veriun Serbisë.
“Ne duhet t’i kallxojmë Amerikës që i jemi mirënjohës për ndihmën, por veriun e Kosovës nuk ia japim Sërbisë së Vučić-it”, vazhdoi ai me tutje.