22.5 C
New York
Tuesday, September 2, 2025

Buy now

Gashi kritikon presidenten Osmani: I ka dy tuta, të Albinit dhe të Gjykatës Kushtetuese

- Advertisement -

Analisti Astrit Gashi ka komentuar takimin dhe fotografinë mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryetarit të sapozgjedhur të Kuvendit, Dimal Basha.

Ai ka kritikuar Osmanin, duke thënë se fotografia e shpërndarë nga Presidenca tregon qartë se presidentja s’ka arsye ta çojë çështjen te gjyqtarët.

“Fotografia është sa 100 mijë fjalë. Në bazë të fotografisë që e ka lëshuar Presidenca e Kosovës, në fotografi e kemi kryetaren e Kosovës dhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës. Pra, presidentja s’ka çka e çon çështjen te gjyqtarët, që thotë ‘ekipi im ligjor’ e që s’po ja dimë kush është. Kjo e ka takuar kryetarin e Kuvendit sipas saj. Nëse e ke takuar kryetarin e Kuvendit sot në ora 7, është dashur me ia nis letrën në ora 8 dhe me i shku Lëvizjes Vetëvendosje letra për me i thënë ‘a po ma jep mandatarin’. Por nuk guxon me ba këtë, sepse i ka dy tuta; i tutet edhe Albinit edhe Gjykatës Kushtetuese. Ma mirë që jena në studio televizive se me jetu me tutat e Vjosës. E ka edhe tutën e opozitës që besa, në të gjitha anët e tutne është”, ka thënë Gashi.

Tutje, ai ka theksuar se kryetar dhe nënkryetar të Kuvendit konsiderohen vetëm kur kryhet konstituimi.

“Kur kryhet konstituimi”, ka thënë ai.

Të ngjashme

Të fundit