7.9 C
New York
Sunday, March 16, 2025

Buy now

Gashi kritikon Kurtin për mosparaqitjen në Prokurorinë Speciale

- Advertisement -

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, e ka quajtur të papranueshme sjelljen e kryeministrit Albin Kurti për të mos u paraqitur në ftesën e Prokurorisë Speciale si dëshmitar.

Gsahi tha se qytetarëve të Kosovës iu dërgohet mesazhi nga kryeministri se ata mund të anashkalojnë Gjykatën dhe Prokurorinë.

“E papranueshme, koncepti i sjelljes së tij është i gabuar, dhe nënkupton këndvështrimin dhe vlerësimin e kryeministrit dhe njerëzve të tij në përgjithësi. Nëse vlerëson që duhet të kemi sundim dhe rend të ligjit atëherë të punojë për drejtësinë. Një çështje që mendoj se duhet ta komentojë është mosparaqitja e kryeministrit Kurti në Prokurorinë Speciale, sinjali që dërgohet është i gabuar. Qytetarëve të Kosovës iu dërgohet mesazhi nga kryeministri se ata mund të anashkalojnë Gjykatën dhe Prokurorinë, dhe kjo është element i sjelljes së Lëvizjes Vetëvendosje”, tha ai në konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit