2.8 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Gashi: Kosova për Serbinë është demokraci e përparuar

- Advertisement -

Analisti Astrit Gashi, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ka thënë se Kosova për Serbinë është demokraci e përparuar.

“Kosova për Serbinë është demokraci e përparuar, ndoshta më e përparuar se ajo amerikane e ato evropiane”, ka thënë ai, duke shtuari vjen keq për shqiptarët që jetojnë në atë pjesë dhe duhet të përballen me atë regjim.

Sipas tij, Kosova është një shtet shumë demokratik në raport me Serbinë.

Ndërsa për fitoren e Vuçiqit dhe partisë së tij në zgjedhjet në Serbi, Gashi është shprehur se ky është fillimi i mbushjes së kupës së Vuçiqit në Serbi.

“Më duket se kjo fitore është fillimi i mbushjes së kupës së Vuçiqit në Serbi dhe po më duket se ky realisht është fillimi i fundit të Vuçiqit dhe partisë së tij në Serbi”, ka thënë Gashi.

Ministria e Punëve të Jashtme e Gjermanisë ka thënë se parregullsitë në zgjedhjet në Serbi, të raportuara nga misionet vëzhguese ndërkombëtare, janë “të papranueshme” për një shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Serbia ka votuar, por Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Zyra për Institucione Demokratike dhe të Drejta të Njeriut (ODIHR) kanë raportuar për abuzime të burimeve publike, frikësim të votuesve dhe raste të blerjes së votave. Kjo është e papranueshme për një shtet që e ka statusin e vendit kandidat për anëtarësim”, ka thënë Ministria gjermane përmes një postimi në platformën “X”.

Kritika për procesin zgjedhor në Serbi kishte dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e cila ka thënë se kjo ka ndodhur nën hijen e parregullsive dhe të shkeljeve demokratike.

Përmes një postimi në platformën X, Von Cramon ka bërë thirrje për një hetim të plotë dhe mbikëqyrje ndërkombëtare.

Duke qenë pjesë e delegacionit për vëzhgimin e zgjedhjeve, ajo ka raportuar për kushte të pabarabarta, keqpërdorim të burimeve administrative, blerje të votave dhe shkelje të fshehtësisë së votës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit