Arben Gashi, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, ka thënë që rezoluta e Vetëvendosjes për mbrojtjen e furnizimit të produkteve themelore është çudia e radhës e Qeverisë Kurti.
Ai në fjalën e tij në Kuvend ka shtuar se një rezolutë e tillë është “rast për studim”.
Ajo që po ndodhë sot është çudia e radhës nga kjo Qeveri. Pra, Qeveria kërkon shumicë parlamentare që të nxjerrë një rezolutë ku i kërkon Qeverisë që të marr masa për t’u ballafaquar me inflacionin. Pra ia kërkon për të ia kërkuar që të marr masa kundër inflacionit. Ndërsa Qeveria është e obliguar me Kushtetute që t’i marrë këto masa. Kjo është absolutisht e pakuptimtë, ky është një rast për studim, i paprecedentë në demokracitë parlamentare”, tha ndër të tjera ai.
Tutje ai Qeverinë Kurti e quajti “çudia Kurti”.
“Sinqerisht kjo qeveri jeton në botën e çudirave. Qeveria Kurti me plot arsye mund të quhet çudia Kurti. Çudia Kurti po çuditë botën me mënyrën se si po mendon dhe po vepron. Mos ta harrojmë se kjo Qeveri fillimisht ishte prekur nga inflacioni i deklaratave Politike, çmimi i të cilave rritet vazhdimisht, ndërsa me veprime dhe mos veprime të cilat i shumëzon me zero, rezultati mbetet zero”, shtoi ai.
“Kam frikë se me këtë qasje përpos logjikës së ekonomisë komanduese, shpejt do të arrini në pikën ku me ligj do të përcaktoni tavanin për sasinë e lejuar të konsumit, sepse mënyra se si mendoni dhe veproni është e tillë; tavan për çdo gjë. Pra se sa bukë duhet të konsumojnë qytetarët dhe jo sa kanë nevojë, sa ujë duhet të pijnë dhe jo sa kanë nevojë, sa duhet të konsumojnë vajin, sheqerin, kripën e të tjerë dhe jo sa kanë nevojë qytetarët. Sa duhet të ngrohen e jo sa kanë nevojë”, tha Gashi.
E për ngrohjen Gashi tha se një gjë e tillë është parë në veprim teksa kujtoi deklarat%n e Kurtit për “ngrohjen me batanije”