Home Ballina Gashi kërkon qasje në dokumentet për statutin e Asociacionit: Ne dhe populli jemi ende në terr

Gashi kërkon qasje në dokumentet për statutin e Asociacionit: Ne dhe populli jemi ende në terr

0
Gashi kërkon qasje në dokumentet për statutin e Asociacionit: Ne dhe populli jemi ende në terr

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, iu ka dërguar krerëve të pushtetit një kërkesë për qasje në dokumente zyrtare, përkatësisht për dokumentet e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.

Në lidhje me këtë, Gashi ka njoftuar përmes një postimi në Facebook.

“Le të shpresojmë se ky pushtet do ta respektoj të drejtën e deputetëve, dhe më së largu deri të enjten, pra një ditë para seancës raportuese të kryeministrit për këtë temë, të na ofroj dokumentet e statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë”, ka shkruar Gashi.

Tutje, ai tha se qeveria e ka pranuar Asociacionin, duke mos qenë aspak transparente.

“Terri vazhdon. Edhe kur kryeministri publikisht e pranon statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë, ne dhe populli jemi ende në terr”, tha ai.

Exit mobile version