11.4 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

Gashi kërkon hetime të thelluara për përfshirjen e Mihalit në tregtimin e energjisë elektrike dhe ndërhyrjet e saj në KEK

- Advertisement -

Kryetari i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës foli i pari në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet lidhur me “skandalet dhe keq menaxhimin në Korporatën Energjetike të Kosovës”.

Arben Gashi tha se po mundohen t’i sqarojnë zhvillimet brenda KEK-ut dhe të flasin për përgjegjësinë e menazhimit me këtë korporatë.

“Kjo seancë është e domosdoshme për zhvillimin e një debati të gjerë parlamentar lidhur me situatën alarmante të shkaktuar nga keqmenaxhimi dhe ndërhyrjet e jashtëligjshme në Korporatën Energjetike të Kosovës, të cilat kanë dëmtuar funksionimin dhe integritetin e kësaj ndërmarrjeje jetike për vendin”, tha Gashi.

Ai tha se Kuvendi duhet të zhvillojë debat të hapur për “masat që duhet të merren për të përmirësuar menaxhimin në KEK, për tërritur transparencën dhe për t’i ndaluar ndërhyrjet e paligjshme”.

Ai përmendi koordinatoren e komiteteve në Lëvizjen Vetëvenosje, Dejona Mihali, për të cilën kërkoi “hetim të plotë”, për rolin e saj dhe ndikimin në KEK.

“Një çështje tjetër që duhet të diskutohet dhe për të cilën Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet të marrë qëndrimin e vet është përfshirja e personit të quajtur Dejona Mihali dhe ndërhyrjet e paligjshme në KEK, përfshirë punësimet e paligjshme”, tha ai.

Gashi propozoi një rezolutë që përfshin kërkesën që “organet kompetente që të vazhdojnë hetimet e plota dhe të thelluara për skandalet e KEK-ut, përfshirë keqmenaxhimin e tenderëve njëburimorë dhe mungesën e konkurrencës në prokurimin publik”.

“Kuvendi nga Qeveria që të raportojnë për kontratat e shitblerjes së energjisë elektrike gjatë periudhës 2001-2024, duke përfshirë kushtet e favorshme për palët e treta dhe ndikimin financiar në financat publike”, tha ai.

Gashi tha se Mihali “ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në menaxhimin e KEK-ut duke ndikuar në dhënien e tenderëve, në tregtimin e energjisë elektrike, si dhe duke shkaktuar një valë punësimesh të jashtëligjshme për të cilat ka kallëzim penal nga Lidhja Demokratike e Kosovës”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit