15.1 C
New York
Wednesday, October 23, 2024

Buy now

Gashi: Ju kam thënë edhe me herët, Kurti nuk negocion për Asociacionin

- Advertisement -

Aktivisti “pro-qeveritar”, Shkëlzen Gashi, në “Pressing” të T7, ka komentuar takimin e nivelit të lartë të 14 shtatorit në Bruksel, takimi mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb. Aleksandar Vuçiqit. Gashi thotë se Kurti ka bërë mirë që nuk ka diskutuar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Gashi edhe njëherë është shprehur i bindur që Kurti bën marrëveshje që para sheh Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Sipas, tij ndërmjetësuesit evropianë janë të njëanshëm.

Më tutje, ai ka thënë se krejt çfarë duhet të bëjë Kurti në dialog është t’i mbrojë interesat e Kosovës në raport me Serbinë.

”Unë jam i bindur që kryeministri i Kosovës nuk ka me braktisë dialogun me Serbinë në Bruksel dhe nuk duhet me braktisë. Është gabim ideja që duhet me braktisë dialogun dhe është parashikim i pasaktë i kundërshtarëve të tij që Kurti do ta braktisë dialogun”, ka thënë ia.

”Kryeministri ka bë shumë mirë që nuk ka pranu me diskutu për Asociacionin, duhet me diskutu për marrëveshjen që është arritur në Bruksel, aneksin që është arritur në Ohër”, ka thënë Gashi. “Ju kam thënë plotë herë tjera që kryeministri nuk e pranon Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Nuk ka Asociacion me kompetenca siç e parasheh marrëveshja e vitit 2013 dhe 2015”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit