21.4 C
New York
Tuesday, October 8, 2024

Buy now

Gashi: Institucionet s’po japin llogari për arratisjen e Faton Hajrizit

- Advertisement -

Kreshnik Gashi, gazetari hulumtues nga BIRN, ka ngritur shqetësime në lidhje me arratisjen e Faton Hajrizit nga burgu i hapur i Smrekonicës për shkak të mungesës e llogaridhënies nga institucionet përkatëse.

Sipas tij, institucionet nuk kanë bërë ende asnjë hap konkret për të mbajtur përgjegjës Shërbimin Korrektues të Kosovës (SHKK) për këtë rast.

“Institucionet po vazhdojnë duke mos dhënë llogari për këtë arratisje e po ashtu për zhvillimet tjera. Ne ende nuk kemi asnjë njeri brenda Shërbimit Korrektues të Kosovës, i cili është suspenduar apo është larguar nga puna për shkak se nuk e ka kryer punën e vet qysh është dashur në procesin e Faton Hajrizit”, ka deklaruar Gashi.

Ai ka theksuar se nuk ka një hetim të mirëfilltë profesional që do të zbulojë mënyrën e arratisjes dhe personat që kanë ndihmuar në këtë akt.

Gashi ka thënë se ka një hezitim për të zhvilluar një hetim penal të thellë dhe një lojë e ping pong-ut midis institucioneve për të përcaktuar se kush duhet të hetojë dhe çfarë duhet të bëhet.

“Mendoj që Prokuroria duhet ta kryejë punën e vet dhe të dalë me një hetim mbi këtë rast”, ka thënë Gashi, duke shtuar se ende nuk dihet se kush ka nënshkruar letrat që e dërguan Hajrizin në një burg të hapur.

Ai ka kujtuar se Hajrizi, i cili kishte shtatë vjet dënim të mbetur, kishte pasur arratisje të shpeshta më parë dhe paneli për lirim me kusht i kishte refuzuar lirimin me arsye specifike.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit