Analisti Astrit Gashi ia ka shuar shpresat presidentes Vjosa Osmanit për një mandat të ri.
Ai ka bërë me dije se VV-ja më nuk do ta propozojë si kandidate për presidente.
Në emisionin “Debat Plus”, Gashi ka thënë se VV-ja nuk ka arsyeje të ia jep Osmanit edhe një mandat.
“Presidenten e ka kapë frika e zgjedhjeve presidenciale. Ajo e ka një informatë shumë të saktë dhe këtë ja konfirmoj prej kësaj studioje: shanse nuk ka të bëhet presidente e Kosovës e kandiduar nga VV-ja. Pse duhet VV-ja t’i japë edhe një mandat, nëse fiton zgjedhjet?” ka deklaruar Gashi.