Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, i është përgjigjur kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, rreth deklaratave se LDK-ja është bërë më e ashpër.
Kjo ndërlidhur me numrat në Kuvend, dhe faktin që pushteti nuk po arrin të miratojë ligjet.
Arben Gashi ka deklaruar se nuk ka faj LDK-ja që VV-ja ka rënë prej 58 deputetëve në 50.
“Pse Vetëvendosje prej 58 deputetë ka rënë në 50 qenka faji i LDK-së. Kurse LDK-ja ka përkrahur dhe ka qenë konstruktive. Nëse këto janë fajet ne jemi të gatshëm t’i mbajmë sepse kemi shikuar interesin e qytetarëve. A është diçka në kohë kjo Qeveri, qëndrimi ynë ka qenë konstruktiv edhe për Asociacionin, ne e kemi këshilluar me zgjidh çështjen sepse bindja jonë është për të mbrojtur interesin e shtetit”, ka thënë Gashi.