Home Lajme Gashi i LDK-së për përgjimet: Kurti i përfshirë direkt në këtë komunikim kriminal

Gashi i LDK-së për përgjimet: Kurti i përfshirë direkt në këtë komunikim kriminal

0
Gashi i LDK-së për përgjimet: Kurti i përfshirë direkt në këtë komunikim kriminal

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi e ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti dhe LVV-në.

Përshëndetjen hyrëse Gashi iu drejtua Kurtit “Zdravo Albin”

Sipas Gashit, Kurti është i përfshirë direkt në këtë komunikim me Milan Radojiçiqin.

“I kisha pyetjen nëse kryeministri kishte njohuri se shefja e grupit parlamentar komunikon me Radojiçiiqn, kryeministri e dha përgjigjen kur tha që shefja ka autorizime dhe angazhime për të bërë numrat në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Kjo ishte përgjigje që e përfshin direkt kryeministrin në këtë komunikim, i cili përveçse është komunikim kriminal, është edhe komunikim kundër çdo vlere të cilat i përfaqëson shteti i Kosovës” – tha Gashi gjatë seancës së Kuvendit.

Exit mobile version