Shefi i GP-së së LDK-së, Arben Gashi, shpjegoi për datat e mundshme të zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë.
“Afati i parë Kushtetues kur mundet me pas zgjedhje në Kosovë është jo më vonë se 30 ditë para skadimit të mandatit i cili konsiderohet që skadon ditën e konstituimit të institucioneve që i bie më 22 mars. Më së voni që munden me u mbajtë zgjedhjet në Kosovë është 16 shkurt 2025 dhe më së herti është një muaj përpara që mundet me qenë 12 janar 2025. Zgjedhje të rregullta më herët nuk mund të ketë”, thai.
“Nëse zgjedhjet më së largu mbahen me 16 shkurt, ato duhet më u shpallë 4 muaj përpara”, tha Gashi në Pressing.