-0.7 C
New York
Wednesday, January 15, 2025

Buy now

Gashi i LDK-së ia kthen Kurtit: Ju në Pejë jeni thjesht mushkonja

- Advertisement -

Pasi Kurti i krahasoi me ”miza” që, sipas tij, populli dëshiron t’i mbyt e jo duartrokas, i është kundërpërgjigjur kandidati i LDK-së për deputet, Arben Gashi, duke ia kthyer se Vetëvendosja në Pejë “është thjesht mushkonjë”.

“Peja e fitoreve të mëdha edhe më 9 shkurt do t’u tregojë vendin”, tha Gashi.

Reagimi i plotë:

Ne, në Pejë, jemi pasardhësit e kryengritësve politikë e ushtarakë kundër Jugosllavisë, luftëtarëve të lirisë, përfaqësuesve të Rugovës dhe rugovizmit. Rrëzë Rugovës, në vendin e fitoreve të palëkundura të LDK-së, çirrjet paskan vazhduar.

Pikërisht në Pejë, ku kundërshtarët që sot kanë përmendur LDK-në, janë thjesht mushkonja. Peja e fitoreve të mëdha edhe më 9 shkurt do t’u tregojë vendin.

LDK-në nuk ka mundur ta zhdukë apo ta vrasë as regjimi i Millosheviqit, sepse LDK ka lindur si frymëzim për popullin, të cilit i ka shërbyer me nder dhe besnikëri historikisht.

S’ka britmë që ndalon rikthimin e LDK-së.

9 shkurti do ta dëshmojë.

Bëhu ndryshimi.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit