13.7 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Gashi i LDK-së i nervozuar me rezolutën e VV-së: Pec a t’kanë pyet ty najsen?

- Advertisement -

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, gjatë seancës në Kuvend njoftoi se partia në pushtet ka propozuar një rezolutë, gjë që siç duket e ka nervozuar Gashin.

Ai tha se nuk ka asnjë kuptim që pushteti të propozojë rezoluta, pasi sipas tij “pushteti merr vendim, bën veprime, propozon ligje”.

“Kemi kërku mirëkuptim nga ju që të propozoni ckado që mendoni se është e rëndësishme dhe duhet të hiqet, shtohet, plotësohet, ndryshohet në dokumentin që e kemi propozu ne. Në momentet e fundit kuptojmë që partia në pushtet ka propozu rezolutë. Cfarë logjike ka pushteti me propozu rezoluta, pushteti merr vendim, bën veprime, propozon ligje. Cka është kjo pushteti me propozu rezoluta? Ne ju lutëm hajdeni propozoni në rezolutën tonë cka doni me ndryshu, bile jemi të gatshëm me ndryshu komplet, nëse ajo cka propozoni ju është e arsyeshme. Shihet ku shkon logjika e këtij pushteti. Deshiron që me nxjerr rezolutë mbi rezolutë, tu i pas mekanizmat e shtetit dhe pushtetit në dorë, bile në mënyrë klandestine, pa e protokollu dhe pa e dorëzu te deputetët fare”, tha ai.

Derisa fliste për rezolutën e VV-së, Gashi iu drejtua ministrit të Bujqësisë, Faton Peci: Pec, a tkanë vet ty najsen?

“Ju i keni mekanizmat e vendimmarrjes. Nëse ministrat i keni të paaftë, qeverinë e keni të paaftë me marrë vendime, dhe doni me i detyru me rezolutë të shumicës m’i bo disa veprime, kjo ska kurrfarë kuptimi, çfarë Qeverie është kjo, cfarë qeverisje është kjo. Pec a tkanë vet ty najsen? Spo muj me kuptu këtë punë”, tha Gashi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit