22 C
New York
Wednesday, September 10, 2025

Buy now

Gashi i LDK-së: As pakicat etnike s’kanë të drejtë të bllokojnë – duhet të gjejnë kandidat të pranueshëm

- Advertisement -

Arben Gashi i Lidhjes Demokratike të Kosovës në një reagim në Facebook tha se “as shumica, e as pakicat etnike” nuk kanë të drejtë të bllokojnë konstituimin e institucioneve

Gashi i bëri thërrje Gjykatës Kushtetuese “të gjykojë drejtë” dhe të mos krijojë precedente.

“Në interes afatgjatë të Kosovës është që parimi i shumicës të vlejë edhe për nënkryetarët nga komunitetet jo shumicë. Askush nuk ka të drejtë të mbajë peng Kuvendin me teke politike – as shumica, as pakicat etnike.

Siç partia e parë fiton të drejtën për të propozuar dhe obligimin për të bërë shumicë, edhe pakicat kanë detyrimin të bashkëpunojnë dhe të gjejnë kandidatin e pranueshëm. Gjykata duhet të gjykojë drejt: jo të ndërtojë precedentë bllokues, por të garantojë funksionalitetin e institucioneve. Kosova ka nevojë për institucione që punojnë, jo për kriza të prodhuara me qëllim”, shkroi ai.

Të ngjashme

Të fundit