21.4 C
New York
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

Gashi: Gjykata Speciale s’është e Kosovës, nuk po e respekton asnjë ligj

- Advertisement -

Avokati Tomë Gashi, ka reaguar lidhur me mbajtjen e seancës nga Gjykata Speciale, derisa në Kosovë është ditë pushimi. Ai ka thënë se kjo Gjykatë nuk po e respekton asnjë ligj të Kosovës.

“Gjykata Speciale nuk është e Kosovës. Kjo Gjykate, fatkeqesisht, ka qene vetem nje dite Gjykate e Kosoves – me 3 gusht 2015, kur eshte votuar Ligji per te! Pervec qe nuk ka asnje shenje te Republikes se Kosoves, per t’i hyre në hater Serbisë, kjo Gjykate haptazi nuk po e respekton asnje Ligj te Kosoves, pasi qe sot eshte duke mbajtur gjykimin ne rastin e Z. Thaci, Veseli, Krasniqi, e Selimi. Ne kete rast jane, se paku, dy te keqija: (1) qe Gjykata Speciale po mbane gjykim ne dite feste dhe (2) qe ne po festojme teper shume dhe po punojme teper pak”, ka shkruar ai.

Ndryshe, Zyra e Prokurorisë Speciale ka nisur sot procesin e paraqitjes së provave përkatësisht dëgjimin e dëshmitarëve në rastin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryekuvendarit, Kadri Veseli, ish-kryekuvendarit Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit