14.3 C
New York
Monday, October 13, 2025

Buy now

Gashi: Garën në Mitrovicë e humbi Albin Kurti

- Advertisement -

nalisti politik Astrit Gashi, në Debat Plus, ka komentuar rezultatet e Exit Poll-it të UBO-s në Mitrovicë.

Sipas tij, Faton Peci ka qenë kandidati i vetëm i fortë i LVV-së në Mitrovicë, ndërsa rezultati i tij nuk është pasojë e ndonjë “sabotimi të brendshëm”, por nga vetë kreu i kësaj partie Albin Kurti.

Sipas Gashit, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka gabuar në menaxhimin e fushatës dhe e ka dërguar Pecin në një garë të vështirë, duke e humbur kështu shansin për fitore.

“Ndërkohë që gara në Mitrovicë edhe atë ditë që u shpallë nuk është e fituar në start. Sepse ka matematika regjionale që nuk e bëjnë garën. U ditë që ka me qenë garë e ngushtë, ky dallim nuk ka qenë por duke bërë gabime Faton Peci shtesë. Këtë garë e ka humbur Albin Kurti, ai e ka shti Faton Pecin në këtë garë, fushatën e ka udhëhequr Albin Kurti atëherë ish kanë dje në Mitrovicë, ai ndoshta po i frikëson njerëzit atje”, ka deklaruar Gashi në Debat Plus.

Të ngjashme

Të fundit