3.3 C
New York
Monday, January 13, 2025

Buy now

Gashi: Fushata e VV-së nuk ka puls, përdoret gjuha e vitit 2013

- Advertisement -

Analisti Astrit Gashi ka kritikuar fushatën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), duke e cilësuar si pa ide të reja dhe me deklarime të viteve të kaluara.

Në Debat Plus, Gashi ka theksuar se fushata e LVV-së nuk sjell asgjë të re në skenën politike dhe nuk ka program.

“Ndoshta ka me ndërruar fryma e fushatës me fillimin e fushatës nga LVV-ja, kjo nuk po ndodhë, fushata e LVV-së nuk ka teh, s’ka nuk ka teh kurrfarë të ri. Po vazhdoj të them atë që nuk ka puls fushata e VV-së, zero ka puls, nuk frymon, Kurti tha që e kanë pulsin 118, por ky nuk është kurrfarë pulsi është kur je në gjendje të qetësie, por nëse je duke ndenjur që dërgon te mjeku, por nëse dëshiron që të bësh garë me ec ose me vrapu poshtë 140 është puls i zakonshëm”, ka deklaruar Gashi.

Sipas tij, LVV-ja vazhdon të përdorë të njëjtën gjuhë politike që nga fushatat e viteve 2013, 2017 dhe 2021.

Ai ka shtuar  se disa prej frazave të përdorura, si “hajna që vjedhin shtëpinë e vet,” nuk janë as origjinale, por të marra nga një këngë e grupit Troja e vitit 2009.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit