2.2 C
New York
Thursday, December 18, 2025

Buy now

Gashi: Fushata e VV-së është “fejk”, gjuha e vërtetë është ajo e fyerjeve

- Advertisement -

Analisti Astrit Gashi ka deklaruar se fushata aktuale elektorale e Lëvizjes Vetëvendosje nuk përfaqëson fytyrën e saj të vërtetë politike.

Sipas Gashit, edhe pse fushata e VV-së mund të forcohet në ditët në vijim, ajo nuk do të arrijë nivelin e fushatave të kaluara dhe mbetet një fushatë “fejk”.

Ai theksoi se fytyra reale e VV-së është ajo që është parë gjatë pesë viteve të fundit të qeverisjes.

Ai shtoi se ky, sipas tij, është një mashtrim elektoral që do të zbulohet pas përfundimit të zgjedhjeve ose në rast se VV-ja nuk arrin të formojë qeverinë.

“Fushata elektorale e VV-së që ndoshta pak do të forcohet ditëve të ardhshme por jo deri në nivelin sa ka qenë zgjedhjet e kaluara, është fushatë elektorale fejk nuk është fytyra e LVV. Fytyra e LVV se si ka qeverisë në pesë vitet e fundit me Kosovën dhe se si planifikon të qeverisë edhe pas viteve të ardhshme nëse vjen.

Fytyra e vërtetë e VV dhe gjuha e vërtetë është gjuha ku ata i fyejnë dhe i shajnë oponentët politik, gazetarët shoqërinë civile dhe këdo që nuk ndan mendimin me të, kjo është fytyra e vërtetë nga ajo që e kanë treguar gjatë kësaj kohe qeverisje. Ky mashtrim i LVV ka me u pa që është i tillë në momentin kur përfundojnë zgjedhjet ose në momentin që nuk arrijnë të bëjnë qeverinë”, ka deklaruar Gashi në Debat Plus.

Të ngjashme

Të fundit