14.4 C
New York
Wednesday, October 16, 2024

Buy now

Gashi e përkrah Kusarin për bisedën me Radoiçiqin: Goxha trimëri

- Advertisement -

Blerim Gashi, analist në Kanal 10, ka bërë një interpretim krejt margjinal të bisedës në mes Mimoza Kusari Lilës, shefe e grupit parlamentar të VV-së, me Milan Radoiçiqin, i akuzuar për sulmin e armatosur në Banjskë.

Sipas Gashit, gjetja e zgjidhjeve për kalimin e ligjeve të detyron të komunikosh edhe me “dreqin e mallkuar”, siç iu referua Listës Serbe.

Tutje, veprimin e Kusari Lilës, Gashi e quajti trimëri.

“Është goxha trimëri me marrë barrë me kry punë parlamentare kur të tjerët edhe nuk munden, edhe nuk dojnë, apo edhe ndoshta përveç që s’kanë guxim, nuk e kanë as aftësinë që ta mbajnë nivelin e balancës që të bisedojnë për çështje parlamentare” – tha ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit