-4.1 C
New York
Tuesday, December 16, 2025

Buy now

Gashi dhe Hoxha polemizojnë: Kjo fushatë e butë më shumë i përshtatet VV-së sesa ajo e shkurtit

- Advertisement -

Analisti Astrit Gashi dhe analisti Ylli Hoxha kanë polemizuar në emisionin Debat Plus lidhur me fushatën për zgjedhjet e parakohshme nacionale, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor.

Ylli Hoxha i ka thënë Astrit Gashit se Vetëvendosja reale është Vetëvendosja e qeverisjes katërvjeçare. Sipas tij, Vetëvendosja gjatë qeverisjes katërvjeçare nuk ka qenë radikale, gjë që ka nxitur reagimin e Gashit, i cili ka kundërshtuar këtë vlerësim duke theksuar se gjuha e përdorur ka qenë radikale.

“Në gjuhë, në nënçmim të qytetarëve”, ka thënë Gashi, derisa Hoxha ka pyetur se cili ka qenë radikalizmi në arsim dhe shëndetësi. Në këtë kontekst, Gashi ka deklaruar se “s’ka pasur radikalizim për të mirë në arsim”.

Hoxha ka thënë se fushata e butë i përshtatet shumë mënyrës së qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje.

“Sepse ajo e shkurtit ka pasur diskrepancë me veprimin”, ka thënë Hoxha, ndërsa Gashi ka theksuar se qeverisja e Vetëvendosjes ka qenë e ashpër në qëndrim.

Të ngjashme

Të fundit